A mund ta bindin kundërshtuesit e Demarkacionit Uashingtonin se vija kufitare me Malin e Zi është e gabuar?
Nëse nuk kalon demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës – gjë që duket se edhe do të ndodhë – atëherë marrëdhëniet mes Kosovës dhe partnerëve të saj kryesorë mund të luhaten.
Sipas analistit politik, Artan Muhaxhiri, po dështoi ky proces aleatët më të mëdhenj të Kosovës do shprehnin zhgënjimin e tyre me ngecjet tona.
“Mendoj se ky kundërshtim është një kiç patriotik dhe kiç politik dhe nga kjo do të vinte një zhgënjim i madh i partnerëve me Kosovën”.
“Prandaj, nëse nuk ratifikohet demarkacioni me automatizmi do ta kemi një qëndrim nga SHBA-të ku shprehet zhgënjimi, gjithashtu Bashkimi Europian do të shprehte zhgënjim dhe liberalizimi i vizave do të shtyhej në afat të pacaktuar”.
Por a kanë ndonjë Plan B kundërshtuesit e Demarkacionit?
Muhaxhiri tregon se tingëllon utopike, por Plani B i palës kosovare do të duhej të ishte bindja e Uashingtonit dhe kryeqendrave të tjera se ata gjatë tërë kësaj kohe e kishin gabim – diçka e pamundur kjo “pasi kundërshtuesit e Demarkacionit nuk kanë bazë realiste të kundërshtimit”.
“Po që se rrëzohet Demarkacioni, atëherë është obligim moral që të tentojnë t’ia ndryshojnë mendjen Uashingtonit, BE-së dhe Malit të Zi. Do të ishte poshtërsi e madhe nëse synohet që ky proces të lihet pezull”.
“Plani B, përkundër se utopik – do të ishte aktivizimi i madh politik i palës kosovare për t’ua ndryshuar mendjen fuqive të mëdha”.
“Nëse pala kosovar është e sinqertë në kërkesat e saj do të duhej të kishte një plan për ndonjë modifikim, për ndonjë pranim të kushtëzuar të demarkacionit, nëse lihet për shembull ndonjë fusnotë që lë mundësi për ndryshim”.
“Gjithsesi, me këtë reagim të ashpër të akterëve kryesorë kosovarë, pasojat do jenë jashtëzakonisht të mëdha”./Klan Kosova/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë