Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq do të duhej të ketë reagime më të ashpra nga institucionet përgjegjëse.
“Skandaloz ka qenë mosreagimi i duhur pas këtij rasti pasi sikur të ishin dorëhequr disa njerëz dhe të ishin ngritur aktakuza penale atëherë kjo do na jepte shpresë dhe do të ishte leksioni i duhur”.
“Te ne shpesh ndodh që investigimet të vonohen aq shumë sa ta humbin vlerën dhe ndikimin”.
Muhaxhiri në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë që është një gjë e keqe për Kosovën nëse ka pasur shantazhe për këtë rast.
“Nëse institucionet kanë qenë të shantazhuara ose iu është thënë që të bëhen partnerë në këtë kidnapim kjo gjë është e tmerrshme”.
“Nuk do ndalet as Erdogani dhe as Turqia nëse ky precedent kalon pa u ndëshkuar”.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...