Muhaxhiri: Haradinaj po flet si kryeministër

00:06 | 3 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Artan Muhaxhiri, në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se diskursi i kandidatit për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i ngjan më shumë një kryeministri, sesa një pretendenti për këtë post.

“Ramush Haradinaj sonte foli si kryeministër; jo si kandidat. Gjuha e tij, gjestikulacionet, mënyra se si mundohej t’i amortizonte të gjitha problemet dhe nuk ngutej me ndonjë premtim të madh, sic bënin Albin Kurti dhe Avdullah Hoti. Ai foli me një diskurs të një politikani që është në post. Haradinaj ishte i mveshur me imazhin e një kryeministri të të gjithëve”.

Ai më tutje ka dhënë ato që në bindjen e tij janë arsye të këtij qëndrimi të Haradinajt, duke nënvizuar dy më kryesoret, njofton Klan Kosova.

“Janë dy arsye, pse koalicioni PDK-AAK-NISMA ndihet i sigurt në fitore. E para është trashëgimia e votave nga zgjedhjet e kaluara, për të cilat ky koalicion nuk beson se mund të ketë ndryshime të mëdha. Ndërsa, e dyta është se në listë zgjedhore të këtij koalicioni ka politikanë të kategorisë së rëndë. Nuk janë ndoshta më premtuesit, më kreativët, por janë njerëz që mund të fitojnë vota”.

“Ne nuk po shohim ndonjë plan konkret për qeverisje. PDK-ja në vitin 2006 ka pasur entuziazëm të madh për të ardhur në pushtet. Kësaj radhe kjo nuk po ngjan. Ka njëlloj vënie basti në inercion të votës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme