Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe dërgimin në Qeveri të iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas tij, për politikanët e Kosovës është e zakonshme që të reagojnë me vonesë për procese të rëndësishme në vend.
“Politikanët kosovarë gjithmonë janë të vonuar, si me qëndrimet e tyre, si me mënyrën si reagojnë ndaj proceseve. Zgjidhjet u bien në mend pasi të përfundojnë proceset dhe vetëm atëherë u nxitet dëshira dhe elani që të reagojnë”.
“Kështu ndodhi edhe me Gjykatën Speciale”.
“Para dy viteve PDK kishte qëndrime krejtësisht tjera, kurse sa i përket AAK-së dhe Nismës, edhe z. Haradinaj dhe z. Limaj kanë pasur përvoja me procese të tilla në Hagë dhe e dinë mirë se prej momentit kur merret vendimi për ndërtimin e tyre është e pamundshme që ato të stopohen ose të zmbrapsen”.
Por, Muhaxhiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se në këtë rast, problemet me qasjen institucionale burojnë nga zgjedhjet.
“Prej përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit ka qenë e qartë se kjo strukturë qeveritare edhe parlamentare do të ketë probleme të mëdha në funksion dhe vendimmarrje – përveç tjerash, edhe për shkak të mënyrës sesi u iniciuan zgjedhjet dhe si u bë koalicioni qeverisës”.
“Tash koalicionit do t’i vjen fatura për të gjitha ato qëndrime populiste dhe të pabazuara në realitetin politik”.
Ai thotë se është e pamundur që të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale.
“Është krejtësisht padituri politike, zhgënjim i madh, që kjo të tentohet të bëhet në mënyrë të dhunshme, frontale – që të ballafaqohemi me SHBA-të, BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë që e përkrahin Gjykatën Speciale”.
“Tash është shumë vonë. Është e pamundshme të stopohet, mund të bëhet kompromis i vogël por jo ndonjë ndryshim i madh. Struktura funksionale për Gjykatën Speciale nuk ka gjasa të ndryshohet”.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me tentativën për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.
“Kjo dëshmon mungesën e ndjenjës, empatisë, dashurisë dhe respektit të këtyre liderëve ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Një politikan që në këtë mënyrë tenton të bëjë hap të këtillë, siç provuan liderët tanë më 23 dhjetor, ai rrezikon që për fajin e tij ta dëmtojë një miqësi jashtëzakonisht të rëndësishme me partnerët kryesor globalë. Ne jemi vend i vogël dhe i varfër, prandaj është e pamoralshme që të vuajmë pasoja për shkak të kompensimit të gabimeve që janë bërë me injorancën e shfaqur në fillim të procesit dhe qasjen pasive ndaj akuzave të Dick Martyt”.
Muhaxhiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se gjithë procesi i themelimit të Gjykatës Speciale do të ishte pozitivisht më ndryshe për Kosovën nëse akuzat e Dick Martyt do të trajtoheshin më seriozisht.
“Sikur të kishte pasur reagim të ashpër institucional dhe profesional në momentin kur qenë publikuar akuzat e Dick Martyt, edhe procesi i Gjykatës Speciale nuk do të ishte kaq i dëmshëm”.
“Po të kishte angazhim më të madh profesional në luftimin e pretendimeve të Dick Martyt, posaçërisht sa i përket metodologjisë së tij për mbledhjen e informatave, atëherë presoni do të ishte mbi faktorin ndërkombëtar që të mos ishte kaq i qetë në pranimin e atij raporti”.
“Plot akuza kanë qenë të fjalëpërfjalshme, copy-paste, me akuzat e shtetit të Serbisë. Është dashur të ketë reagime edhe në qendrat europiane, që shteti i Kosovës të ngriste zërin dhe të dëshmonte me fakte të vërtetën”.
Ai është shprehur i bindur se Kosova kishte mundësi t’i qartësonte të gjitha akuzat e pretenduara nga Dick Marty.
“Askush nuk mundur ta pengonte Kosovën që të bënte presion dhe t’i sfidonte akuzat e Dick Martyt, pasi aty ka pasur edhe akuza të pabazuara”.
“Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ato akuza janë të bazuara në fantazi”./klan kosova
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...