Në vitin 2013 kompania “Kelkos Energy”, kishte nënshkruar një marrëveshje me Komunën e Pejës për ndërtimin e disa hidrocentraleve në Rugovë.
Por, ky projekt nuk u realizua asnjëherë, pasi që hasi në kundërshti të banorëve të kësaj ane, por edhe të partive politike në këtë komunë.Në shkurt të këtij viti kryeministri mori vendim për të ndërprerë procedurat deri në krijimin pasqyrës së qartë se cili mund të jetë ndikimi në mjedis i ndërtimit të këtij hidrocentrali.
Mirëpo, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë të ditur se tashmë kanë vendosur përfundimisht kundër ndërtimit të hidrocentraleve në këtë rajon.
Ai thotë se dy planet zhvillimore komunale, ai i vjetri dhe tashmë i riu, nuk parashohin që në rrjedhat e lumenjve të këtij qyteti të ketë hidrocentrale.
“Jo nuk ka asnjë mundësi me u ndërtuar hidrocentralet. Plani zhvillimor komunal edhe të vjetrin dhe të riun Komuna e Pejës nuk lejon ndërtimin hidrocentraleve në territorin e vet, kështu që kjo punë për komunën e Pejës dhe për banorët e saj ka përfunduar”, tha Muhaxheri, për EkonomiaOnline.
Sipas Muhaxherit, ky vendim ka ardhur, pasi që ndërtimi i tyre do të shkatërronte mjedisit dhe do të eliminonte lumenjtë që janë bukuri e kësaj ane.
“Është dëmtimi i madh që i ka bërë mjedisit sidomos Lumbardhit të Deçanit, vetëdijesimi i qytetarëve për natyrën është rritur dhe kjo është besoj një shenjë e mirë që shoqëria kosovare po ec përpara. Do të ketë përpjekje të njerëzve që dëshirojnë me përfituar para pa mund, me i realizuar këso projekte, po në komunën e Pejës nuk kalon”, thotë ai.
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...