Kryetari i Pejës, njëkohësisht anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar arsyet pse sipas tij LDK-së i takon posti i presidentit.
Muhaxheri ka thënë se deri më 26 dhjetor koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të arrihet.
Ai ka thënë se posti i presidentit nuk do të ishte dashur të jetë problematik, por deri më tani doli të jetë.
Muhaxheri ka thënë se marrëveshja mes VV-së e LDK-së duhet të realizohet në komplet pakon qeverisëse ky hyn edhe posti i presidentit. Ai ka thënë se postit i presidentit i takon LDK-së “për të pasur një balancë të pushtetit”.
Sipas tij, edhe në marrëveshjen që është paraparë para zgjedhjeve, është llogaritur që kryeministri i takon të parit ndërsa presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë.
“Tash kemi hyrë në një garë ku Vetëvendosje është një për qind para nesh. Por ne jemi partnerë të barabartë të një qeverisje të ardhshme. Ne kemi menduar se do të ndërtojmë partneritet për dy mandate me Vetëvendosjen”, tha Muhaxheri në Dukagjini.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...