Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me shifrën e lartë të të prekurve me Covid-19 vetëm gjatë kësaj të enjte në komunën që ai drejton.
Muhaxheri ka deklaruar se të gjitha rastet që sot kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë si pasojë e grumbullimit gjatë një ceremonie mortore në fillim të muajit prill.
“Janë të gjitha si rast i vdekjes së një 17 vjeçares që ka ndodhur më 6 prill, po shihet që pakujdesia me grumbullim të njerëzve lë edhe pasoja. Diku 45 teste janë bërë nga të cilat 23 kanë rezultuar pozitive të tjerat janë negative. Ne po bëjmë apel qytetarëve që të respektohen më shumë masat, po shihet që një rast i pakujdesisë si mund të ketë ndikim në përhapjen e këtij virusi”, ka deklaruar Muhaxheri.
Ai tregoi se si po trajtohen të infektuarit me koronavirus dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.
“Të gjithë të prekurit janë në shtëpi përveç dy rasteve që janë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Të dytë në Infektivë, janë në gjendje të mirë, nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore. Janë duke u trajtuar kontaktet e këtyre rasteve, të shohim se si do të dalin rezultatet e këtyre testeve të këtyre rasteve. Edhe më herët kur ka qenë në vizitë, kryeministri me ministrin e shëndetësisë kam kërkuar që duhet të bëhen sa më shumë teste për të parandaluar përhapjen. Duhet të bëhen testime sa më shumë”, u shpreh Muhaxheri njofton “Klan Kosova”.
“Një person i infektuar është si një bombë e kurdisur dhe nuk dihet kur do të shpërthen dhe sa njerëz do t’i infektojë. Shtatë rastet e para kanë qenë nga fshati Llugaxhi, ka qenë një person i infektuar nga një ceremoni mortore atje. Po shihet që aty njerëzit nuk ruhen prandaj shndërrohet në vatër infeksioni prandaj të gjitha rastet janë të ndërlidhur me të njëjtën ngjarje”, ka deklaruar ai.
Po ashtu në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri vlerësoi edhe nomiminin e Avdullah Hotit për kryeministër. “Me kapacatitetet intelektuale që i ka do t’ia dalë ballë ta kryejë këtë sfidë që ia ka ngarkuar partia. Unë besoj që Hoti është person i duhur, me guxim të duhur dhe me kapacitete intelektuale që t’i ballafaqojë sfidat që do gjendet vendi në muajt në vijim. Besoj që edhe votat do t’i ketë. Besoj që Qeveria do të votohet dhe do ta kemi një Qeveri shumë shpejtë”, ka deklaruar ai.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi