Tash e disa ditë Kosova dhe vendet tjera të rajonit janë duke u përballur me zjarrin.
Gjendje jo e mirë është duke ndodhur edhe në komunën e Pejës, sidomos në Shupec të Madhë.
Për këtë ka folur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili tha se sot prap ka eskaluar situata pasdite për shkak të erërave, gjë që kanë ndihmuar në përhapjen zjarrit.
“Situata pasdite prapë ka eskaluar, mirëpo ka pas intervenim të helikopterëve të KFOR-it, dhe për momentin gjendja është ashtu siç ka qenë mbrëmë”.
Muhaxheri ka thënë se banorët të cilët ishin evakuuar dje ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.
“Nuk janë rikthyer, sepse zjarri edhe sot është pritur që mundet me u përhap në drejtim të shtëpive të banimit zjarri sot ka ecë, në kodrën që është në drejtim të fshatit, mirëpo ka intervenuar KFOR-i, dhe zjarrfikësit, dhe është stabilizuar gjendja, dhe për momentin është më mirë se sa ka qenë mbrëmë”, tha Muhaxheri në Prime Time.
Tutje Muhaxhiti ka thënë se era ka qenë armiku kryesor që e ka përhap zjarrin, ndonëse deri më tani janë shkatërruar 80 hektar tokë me pyje.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...