Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke mos mohuar as pohuar se do të jetë kandidat për të parin e LDK-së, ka theksuar se është koha për ndryshime.
Kanë mbetur edhe një javë, derisa zyrtarisht të dihet kryetari i ri i LDK-së. Këto zgjedhje do të mbahen më 3 gusht, por ende nuk dihen cilët janë të gjithë kandidatët që do garojnë për këtë post. E gjatë kësaj kohe të shumtë janë emrat të cilët lakohen si kandidatë të mundshëm.
Gjatë ditës së djeshme ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një postim në Facebook kishte lënë të kuptohet se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mund të jetë njëri ngaa kandidatët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për KosovaPress Muhaxheri thotë se ka shumë kandidatë të mirë në garën për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas tij koha po kërkon ndryshime.
“Po besoj që ditët në vijim do të sqarohet situata në LDK dhe atë se kush do të jetë kryetar. Me siguri opinioni publik do të informohet shumë shpejt, për kandidatët e mundshëm dhe normal i takon Kuvendit të Lidhjes Demokratike, që të zgjedhë kryetarin. Nuk e di unë se kush e meriton, zakonisht e meritojnë ata që janë më të mirët, kemi shumë të mirë në garën e Lidhjes Demokratike. Si dihet, koha po kërkon ndryshime, e shohim ditëve vijuese, ata që kandidojnë edhe ata që do të zgjedhin”, thotë Muhaxheri.
I pyetur se a kanë biseduar për koalicione paraprake me partitë tjera politike, Muhaxheri thotë se LDK-së i mbetet një herë të zgjedhë kryetarin dhe sa i përket vijave të kuqe, thotë se ai personalisht nuk ka për asnjë parti.
“Është shumë herët që të bisedohet për koalicione. Është hera e parë që duhet me zgjedh kryetarin, e pastaj koalicionet e mundshme qeverisëse. Unë për askënd, unë jam për të zhvilluar politikën me ata që e kanë besimin e qytetarëve, shohim tash varet prej kryetarit të ri, prej krejt politikave që kanë me u zgjedh”, thekson Muhaxherri.
Janë disa emra që tash e sa ditë lakohen si kandidatë të mundshëm për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo është raportuar se sipas statusit të partisë, çdo kandidaturë do të shpallet më 3 gusht, në ditën kur do të mbahen zgjedhjet për të parin e kësaj partie.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...