“Siç e ka përbirë Haradinaj bretkosën e demarkacionit, ashtu edhe Kurti do ta përbijë atë të Asociacionit”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Pejës, njërit nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, pasi është pyetur për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai gjithashtu në intervistën dhënë për “Blic Interview”, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti duke thënë se në bazë të informatave që posedon, bashkësia ndërkombëtare ka ndryshuar qëndrim dhe nuk ka përfshirë kërkesën për njohje reciproke në planin franko-gjerman për shkak të qasjes së gabuar të tij në negociata.
E ndaj deklaratës për demarkacionin ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Muhaxheri duhet ta dijë se “kur ta lënë kopilin te dera, duhet të merresh me të”.
“Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij në Facebook.
Ai tutje ka thënë se bashkë me partinë e tij kanë bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi.
“Kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen”, ka shkruar tutje Haradinaj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...