Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar deklaratat e fundit të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Gërvalla para disa viteve ka thënë se do të dërgojë në Hagë dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së, veçanërisht kundër Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
LEXO EDHE: Muhaxheri: Podujevën do ta kthejmë, me apo pa Agim Veliun
E lidhur me këtë, Muhaxheri në Kanal10 tha se ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës është një grua me dinjitet të lartë.
“Unë mendoj se Donika Gërvalla është një grua me dinjitet të lartë. Po besoj se ajo ka thënë në kontekstin e viktimave, viktimat e pafajshme meritojnë drejtësi. Ka folur në atë kuptim, s’mendoj që ajo e ka thonë që kish me shku vetëm me çu dëshmi ose diçka tjetër ndaj udhëheqësve të shtetit”, tha ai.
Muhaxheri ka folur edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai tha se subjekti politik ku ai bën pjesë nuk iu ka frikësuar zgjedhjeve të reja, nëse nuk do të zgjidhej Vjosa Osmani presidente.
Muhaxheri tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai.
Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...