Muhaxheri: “Erdhi dita: Serbia me i jep falas teste për Covid-19 Qeverisë Kurti!”

23:54 | 17 Prill 2020
Arditë Shkodra

Anëtari i Kryesisë së Degës së PDK-së, në Pejë, Arton Muhaxheri, ka reaguar pas lajmit se Serbia do t’i jep donacion Kosovës 1000 teste për koronavirus.

“Patriota të VV-së, testet për Covid-19, dhuratë nga Serbia, a do të dilni t’i pranoni me flamurin “lara-lara” apo me atë kombëtar?!

Erdhi dita, Serbi me i jep falas teste për Covid-19 Qeverisë Kurti!”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pranuar sonte në emisionin “Debat” në TV Dukagjini, se Serbia do t’i dhuroi Kosovës 1000 teste për koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme