Kryetari i Komunës së Pejës, .Gazmend Muhaxheri ka mbajtur konferencë për media lidhur me situatën e fundit në Komunën e Pejës
Kryetari Muhaxheri i njoftoj mediat se për situatën e fundit pas aksionit te Prokurorisë dhe Policisë.
Ai ka dhënë kritika ndaj aksionit të policisë duke e quajtur spektakular, ndërsa ka shprehur bindjen se zyrtarët e arrestuar janë të pafajshëm
“Ne jemi të thirrur, që organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin, por jo në këtë mënyrë. Nëse ka shkelje të ligjit ato mund të konstatohen, pse duhet të arrestohen njerëzit në mënyrë spektakolare kur të gjithë kanë qenë të qasshëm për prokurorinë edhe kanë mund t’i japin deklaratat e tyre. Ne si Komune kemi qenë tri vjet pjesë e kampanjave të tilla dhe ka rezultuar deri në Gjykatë Supreme si te pafajshëm, po ashtu besoj, që zyrtarët e sotëm te arrestuar janë të pafajshëm.
Bëjë apel te organet e drejtësisë, që këta dy zyrtarë janë me sëmundje kronike të lirohen dhe të vazhdojnë me procedurat e rregullta nëse ka”, ka thënë Muhaxhiri.
Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë ka zhvilluar gjatë ditë aksion në komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës, ku ka arrestuar disa zyrtarë./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...