Google ADS

Muharremaj me metër mat shtresën e asfaltit

19:23 | 31 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Cilësia e dobët e punimeve të rrugëve ka aktivizuar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ishte një rrugë në fshatin Samadraxhë në të cilin asfalti i shtruar nuk përmbushte kërkesat e caktuara nga Komuna e Suharekës.

Kryetari Muharremaj kishte kërkuar nga të gjithë mbikqyrësit e projekteve që të kërkohet cilësi e punimeve ose në të kundërtën punimet nuk do të pranohen.

E sot kryetari ka gjetur kohë që të inspektojë punimet në fshatin Gelancë, konkretisht në rrugën Koshare ku po bëhet asfaltimi i kësaj rruge.

Me metër në dorë Muharremaj po bënë matjen e asfaltit të shtruar duke parë për së afërmi nëse trashësia është konform kërkesave të Komunës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme