Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga posti i Presidentit. Madje nga kjo parti thonë se është e drejtë kushtetuese që kushdo që ka pretendime për këtë pozitë të paraqes kandidaturën.
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, njëherësh anëtari i Kryesisë në këtë parti, pret që partnerët e koalicionit të merren vesh për këtë pozitë deri në mars, një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
“Është e drejtë kushtetuese me konkurruar në fund të fundit do të vendosin ata që kanë 81 vota zgjidhet president. Besoj që deri në mars do të merren vesh. Mirëpo kuptohet që Aleanca ka pretendime për president të vendit”, ka thënë Muharremaj.
Muharremaj theksoi se çdoherë kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në dialogun me Serbinë.
Ai tha se nuk pret shumë nga takimi i 4 shtatorit, duke theksuar se mund të ketë vetëm marrëveshje ekonomike dhe jo përfundimtare.
“Kryeministri i vendit i udhëheq bisedimet dhe e cakton ekipin vet për të marrë pjesë në bisedime. Ne çdo herë kemi qenë që të marrim pjesë në bisedime si parti shtetformuese dhe ta gjejmë një pikë të përbashkët me partitë politike dhe të jemi sa më unik në bisedimet që do të jenë me 4 shtator në Ëashington”, ka deklaruar Muharremaj për EO.
“Unë nuk pres shumë nga këto bisedime, ka mundësi të ketë marrëveshje ekonomike, por marrëveshje përfundimtare nuk ka. Kosova atë çka e ka duhet të fitojë, lëvizje të kufijve nuk duhet të ketë, por duhet të merren vesh. Sa ma shpejt që ta kryejmë marrëveshjen me Serbinë më mirë është për shqiptarët të ecim ka zhvillimi ekonomik”.
Më 4 shtator, ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.
Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...