Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për gjendjen e rrugëve në këtë komunë, pas reshjeve të vazhdueshme të borës.
Ai përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se gjendja në Suharekë në këtë aspekt është stabile.
Ai ka dalur në teren të shoh nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.
“Ekipet tona janë në teren, do të jemi në teren vazhdimisht dhe besoj që në mëngjes do të jenë të gjitha rrugët e hapura, për punëtorët që shkojnë në punë. Unë apeloj te qytetarët tonë që jetojnë në viset malore sidomos, që të t’i kenë pajisjet dimërore dhe besoj se nuk do të ketë problem”, u shpreh ai.
Ai tha se në Suharekë nuk do të ketë probleme sa i përketë reshjeve të borës.
“Gjendja në Suharekë është e qetë, stabile dhe besoj se do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat që kem para vetës. Kompania është vazhdimisht në terren dhe nuk do të kemi probleme sa i përketë reshjeve të borës në këtë vit në komunën e Suharekës”, tha ai.
Tutje, ai tha se ka dalur në teren sepse e ka obligim dhe u shpreh se do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”