Dy kandidatët për kryetar të Suharekës, që do të ballafaqohen në balotazh më 19 nëntor, janë ballafaquar të premten mbrëma në Interaktiv të KTV-së.
Bali Muharremaj i AAK-së dhe Sali Asllanaj i LDK-së, ajnë përplasur për shkollat, infrastrukturën e çështje të tjera që lidhen me nivelin lokal.
Asllanaj në Interaktvi të KTV-së ka thënë se më 22 tetor është shprehur vullneti i qytetarëve, i cili partinë e tij e ka vendosur në vend të parë.
Nga ana tjetër, Muharremaj, i cili si kandidat ka dalë më i votuar se Asllanaj, ka thënë se në zgjedhjet e 22 tetorit ka pritur më shumë, por ka shprehur bindjen se më 19 nëntor do të ndodhë, siç e ka quajtur ai “ndryshimi që po presin qytetarët e Suharekës”.
Asllanaj ka thënë se do të japë maksimumin e tij ashtu si gjatë 4 vjetëve të qeverisjes, dhe se ai është kandidat i duhur për Suharekën.
Muharremaj ka thënë se do të ketë përkrahje shumë më të madhe se Asllanaj më 19 nëntor.
Për sa i përket çështjes së arsimit, kryetari aktual ka thënë se ka bërë punë të mëdha në shumë shkolla, por se do të bëj përpjekje që nivelin e arsimit ta ngritë.
“Kushtet në Suharekë nëpër shkolla janë shumë të mira”, tha ai.
Ndërkaq sipas kundër kandidatit të tij, arsimi ka degraduar në Suharekë, madje ka thënë se nëpër asnjë shkollë nuk ka ambient të përshtatshëm për mësim.
“Mungojnë laboratorë. Në vitet e 90’ta ka pas e sot nuk ka. Me mua në krye do të ketë cilësi në shkolla e nuk do të ketë politikë”, ka thënë ai.
Duke përmendur gati 12 mijë votat e arritura qysh në raundin e parë, Muharremaj ka thënë se ai do fitojë dhe Suhareka do të jetë shembull për çdo komunë.
“Ti 4 vjet ke flejtë, asnjë projekt se ke bërë, as në Komunën e Suharekës e as në Kosovë”, ka thënë Muharremaj.
Muharremaj më pas ka akuzuar Asllanajn për dënimet që ka marrë gjatë mandatit të tij, duke i thënë se me dënime të tilla s’mund ta udhëheqë Suharekën.
Asllanaj këmbëngul se ka ndërtuar 6 shkolla, por se kundër kandidati i tij thotë se ato shkolla janë ndërtuar në mandatin e AAK-së, duke akuzuar Asllanajn se s’kanë ndërtuar asnjë shkollë.
Për sa i përket shëndetësisë, Asllanaj ka thënë se shërbimi në Suharekë është shumë i mirë, ka ndërtuar Ambulanta të mjaftueshme dhe ka mjek të duhur. Ka përmendur edhe pajisjet, për të cilat ka thënë se janë më modernet.
Por në anë tjetër, Muharremaj ka thënë se shëndetësia ka degraduar, sipas tij Asllanaj ka ndërprerë ekipet mjekësore në terren dhe se tani nuk ka menaxhim të mirë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Ka thënë se nëse merr mandatin do të përmirësojë shëndetësinë dhe do të rrisë numrin e mjekëve.
Për sa i përket stadiumit, Muharremaj i ka thënë Asllanajt se e ka ndryshuar planin dhe e ka ndërtuar atë pa i plotësuar kushtet e nevojshme siç është premtuar.
Bali Muharremaj në zgjedhjet e 22 tetorit ka marrë 11.270 vota, ose 39.82 për qind, ndërsa Sali Asllanaj 9.692 vota ose kthyer në për qindje 34.25.
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht