Muharrem Svarqa nga LDK-ja ka deklaruar se kjo parti nuk do të tërhiqet mbrapa nga mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Në një interviste për Klan Kosova, Svarqa tha se tashmë janë duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme për mocionin, përderisa veprimin e Albin Kurtit, që e solli këtë situatë, e quajti autoritar.
“LDK për ruajtje të interesave të marrëdhënieve strategjike me SHBA-të dhe për të penguar në një mënyrë edhe udhëheqjen e Kosovës në dëm të së ardhmes së saj, por edhe veprimet të cilat i ka marrë kryeministri me shkarkimin e Ministrit Agim Veliu në mënyrë krejtësisht te njëanshme pa ndonjë konsultim paraprak, kryesia e partisë është konsultuar dhe kemi aprovuar mocionin e mosbesimit”.
“Realisht veprimet e ndërmarra nga Albin Kurti në mënyrë kronologjike kanë qenë të njëanshme, megjithatë shkarkimi i Veliut, si njeriu i dytë i LDK-së, ka qenë një provokim tepër i rëndë dhe një sjellje autoritare që LDK-ja nuk mund ta gëlltiste”.
Svarqa, shkarkimin e Veliut e cilësoi si shkelje të marrëveshjes se koalicionit VV-LDK, dhe tha se kjo e fundit nuk ka pasur zgjidhje tjetër.
Ai mohoi të ketë pasur ndonjë diskutim paraprak me PDK-në për këtë çështje.
“Ne do të procedojmë me mocionin e mosbesimit, kthim mbrapa nuk ka. Do të fokusohemi me partitë politike, me të cilat kreu Isa Mustafa që ka pasur takime sot dhe do t’i lëmë mundësinë dhe të tjerëve nëse dëshirojnë të mbështesin mocionin. Nuk kemi asnjë kontakt me PDK-në dhe të gjitha këto tendencat për t’ia atribuuar LDK-së, kinse do koalicion me PDK-në, janë tendencioze dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.
“Nëse nuk kalon atëherë kryeministri le ta zgjedhë një partner tjetër”.
Sa i përket diskutimeve dhe bashkëpunimit me AAK-në, kreu i se cilës me ngulm ka mbrojtur taksen 100%, Svarqa tha se Ramush Haradinaj “në këtë drejtim nuk do të jetë më kaq kategorik”.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...