Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Muharrem Nitaj, është një nga figurat e shumta të skenës politike të cilët kanë reaguar ndaj deklaratës së të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës të Kosovës sa i përket temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Insajderi.
Nitaj është shprehur se Kosova mund të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut pas kësaj deklarate.
Kështu tha ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku përjashtimin e tij e ka përmendur duke krahasuar me procesin gjyqësor.
“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e një gjyqtarit nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka shkruar Nitaj.
Barcelona ka krijuar një ‘plan dinak’ nëse nuk arrijnë të re...
Vdes kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Aksident në Klinë, lëndohen dy persona, njëri dërgohet në QK...
Aksident tragjik në Vaun e Dejës, makina përplas për vdekje ...
“S’ka ndodhur në asnjë Big Brother” – Çfarë po planifikon Xh...
Rradhë të gjata në aeroportet gjermane, shkak është bërë ndë...