Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj do të kandidojë për deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Muharrem Nitaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan arbresh.info
Më poshtë keni postimin e plotë të Nitaj:
U rreshtova pas Ramush Haradinajt, në një kohë të vështirë për të dhe për Aleancën!
Për dy vjet isha bashk me ta, në sfida aspak të lehta për Ramushin, për AAK-në, për Kosovën!
Të gjitha këto sfida i kaluam bashk dhe bashk po ecim drejt fitores!
AAK-ja, sot ma ka kthyer besimin e dhënë. Më ka nderuar me kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit! Faleminderit!
T’i ndalim këta, se ne nuk ndalemi!
MN
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...