Profesori i ekonomisë, dhe ish-deputeti i legjislaturës së fundit në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Iniciative për Asociacionin për Prishtinë, nuk ka për qillim ndarje dhe as kategorizim të shoqërisë.
Mustafa ka shkruar në Facebook se në reagimet pati edhe pasaktësi, për shkak te ngutjes e perngutjes me apo pa qëllime.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
PA SHQETESIME : INCIATIVA PER ASOCIACIONIN PER PRISHTINEN NUK KA PER MOTIV LUFTEN KUNDER ASKUJT
CKA SYNOJME, MBI MIREKUPTIMET DHE MOSKUPTIMET , SAKTESITE E PASAKETSITE NE MEDIA
Idea për formimin e një Asociacioni fizionomia e te cilit po përkufizohet këto dite nga inicuesit zgjoi një interes te gjere dhe debat këtu ne face book . Ky debat është i dobishëm sepse do ti kontribuojë kësaj nisme. Idea ka filluar diku para tri vitesh nga një grup “Prishtinalishe” te vjetër dhe diçka me te rinj. Prapa idesë qëndron motivi se qyteti dhe rrethina e tij e edhe qytetaret e tyre kane një tradite , kane edhe një zhvillim te shumtën stihik , po kane edhe nevoja specifike qe kane mbetur jashtë adresimit te politikëbërësve për një kohe te gjate dhe atë me dekada. Qëllimi pra është qe kjo te korrigjohet ne zhvillimet e ardhshme.
Ne reagimet qe pasuan përpos mbështetjes se me tepër se 70% te pjesëmarrësve ne debatin qe po zgjate përgjatë 24 orëve te fundit pati edhe brengosje dhe shqetësime , sidomos nga militante te dy partive. Ata amputuan shume gjera ( si “Kali i Trojes” , racizëm, lufte midis “katundareve” dhe “ sheherlinjve” , pastaj se cila parti ka me shume kesish e asish). Po i siguroj te gjithë se nuk kane arsye për brengosje . Asgjë nga kjo nuk është ne misionin tone. Por kane arsye te brengosen te gjithë ata qe nuk kane ndjenje dhe refleks për nevojat e qytetareve dhe qe kane për qellim qe te shtypin dhe uzurpojnë mbi këto interesa dhe nevoja, qe shtypin për interesa te ngushta qofshin ato grupore, qofshin ato politike. Asociacioni nuk përjashton partneritet me gjithë subjektet qe mbështesin misionin dhe objektivat e saj, pa marre parasysh orientimin poliltik . Ne trupat e udhëheqëse te Asociacionit nuk do te ketë zyrtare dhe funksionare te asnjë partie politike.
Apeli i botuar ne face book nga shoku im Bardhyl Meta lidhur me Prishtinalite e vjetër u keqkuptua nga disa. Ai me te drejte ftoi qe kësaj iniciative ti bashkohen Prishtinas/ Prishtinali te vjetër e pinjoll familjesh qe janë pjese identitetit e trashëgimisë se Prishtinës, dhe ne duam qe kjo traditë mos te shlyhet nga kujtesa , te mbetet aty ku është pjese e traditës, por kjo është vetëm nje komponentë e punës se asociacionit. Motoja jone eshte “Prishtina qe e duam” !
Ne reagimet pati edhe pasaktësi , për shkak te ngutjes perngutjes apo me qëllime. Si për shembull “:Debatin e ka nisur një zyrtar i LDK’së. Bardhyl Meta mori përkrahjen edhe prej Muhamet Mustafës, po ashtu, zyrtar i LDK’së dikur pjesë e udhëheqjes Komuniste të Kosovës.” ( Ecpress-i.” . Asnjeri nga ne nuk është zyrtar e as anëtar i asnjë forumi te LDK. Gjithashtu për saktësi kurrë nuk kam qene zyrtar e as udhëheqës ne Lidhjen e Komunisteve te Kosovës. Me saktësish ne momente kritike te historisë sonë jam dënuar nga ajo Parti. Sa u perket lidhjeve te mia me Prishtinen ato jane qe prej se frymoj dhe jane te pershkruara edhe ne librin tim “Kapercimi i Vetmise” .
E falenderoj megjithatë kësaj here Insajderin per transmetimin korrekt te një reagimi tim:” Kolegu i tij partiak, Muhamet Mustafa, ka njoftuar se sot do të mbahet takimi “i një grupi incizues të projektit”. “Dera është e hapur për të gjitha ata që kane dëshire t’i japin fryme, zhvillim, metropolizëm Prishtinës sonë të dashur dhe qe e ndiejnë veten,pjese dhe perqaojne indentitetin e Prishtinës, në aspektin e traditës dhe të Prishtinës moderne. Të dyja do ti pajtojmë dhe ishalla Zoti na ndihmon që tash e tutje ti japim edhe ne vulën Prishtinës sonë të dashur”, i ka komentuar Mustafa kolegut të tij në Facebook. Më 13 qershor të këtij muaji, ish-deputeti Mustafa njoftoi se do të largohet nga politika, edhe nëse arrin që të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës. Në njoftimin për “pensionimin” e tij, ai tregoi edhe idenë për inicimin e këtij grupi.“Ndaj pa marrë parasysh se a do të kem mjaft vota për të marrë serish pozitën e deputetit apo jo, kam vendosur të tërhiqem nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione. Kam vendosur që në vitet që vijnë, aq sa do të kem shëndetin dhe mundësitë tu përkushtohem tri projekteve : Punës në Riinvest, Konsolidimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike dhe mbështetjen për themelimin e një Klubi apo Asociacioni të Prishtinalive”, ka shkruar Mustafa.
Sot patem nje debat shume te angazhuar. Diskutuam misionin e objektivat dhe konceptin. E falenderoj posacerisht z.Mustafe Shahinin , me te vjetrin nga ne qe ishim pjesemarres, per kontributin e tij. Nje deshmitar shume i cmueshem I zhvillimeve ne kryeqytet nder vite. Ai nderlidhte me se miri misionin dhe objektivat . Po gjithashtu falenderoj edhe nja 13 pjesemarres te tjere ne deabtin qe patem dje, te shtunden./Insajderi.com/