Me ftesë të Qeverisë së EBA-së, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti, po merr pjesë në sesionin e dytë të konferencës të Këshillit Botëror të Shoqërive Myslimane. Konferenca me titullin “Uniteti islam – koncepti, mundësitë dhe sfidat” po mbahet në qytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Fillimisht forumi u hap me lexim të ajeteve nga Kurani fisnik, për të vazhduar më pas me fjalën hapëse nga ministri i Tolerancës, sheiku Nehjan bin Mubarak al-Nahjani.
Ai që në fillim theksoi përkushtimin e Qeverisë së EBA-së në manifestimin dhe përhapjen e tolerancës dhe bashkëjetesës, përcjell arbresh.info.
Në hapje të konferencës, një fjalë rasti mbajti edhe dijetari i mirënjohur, Abdullah bin Beja, i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit të Fetvasë në EBA.
Ai theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes së myslimanëve rreth konceptit të unitetit islam, si dhe rreth tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë njerëzimit pa dallim.
Në hapje të këtij forumi folën edhe ministri i Vakëfeve të Egjiptit, dr. Muhamed Muhtar Xhuma, kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Ali Erbash, sekretari gjeneral i Konferencës për Bashkëpunim Islamik, dr. Husein Ibrahim Taha etj.
Ky forum është organizuar nën patronatin e Qeverisë së Emirateve, përkatësisht nga Ministria e Tolerancës dhe Bashkëjetesës dhe do të zgjat dy ditë. Në të po marrin pjesë ministra, myftinjë, mendimtarë, dijetarë dhe liderë nga më shumë se 150 shtete të botës.
Këshilli Botëror i Shoqërive Myslimane u themelua në vitin 2018 dhe për synim ka përhapjen e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore te shoqëritë myslimane.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...