Pas zgjedhjes së Shpejtim Bulliqit kandidat i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës ka reaguar edhe këshilltari komunal nga kjo parti, Fitim Muçolli.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Bulliqi është kryetari më i mirë për Podujevën.
Muçolli i cili ka qenë shumë kritikues gjatë kohës kur Vetëvendosje është qeverisur nga Agim Veliu ka shkruar gjithashtu se kandidati i VV-së do të tregoj përkushtim dhe ndershmëri në punë.
Ai gjithashtu ka kërkuar votën për Bulliqin.
Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Fitim Muçollit.
“Sot, profesori, Shpejtim Bulliqi një zëri mori mbështetje për kryetar të komunës së Podujevës brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Qyteti ynë nuk mund të ketë kryetar më të mirë se Bulliqi. Ai edhe një herë do të tregoj përkushtimin dhe ndershmërinë në punë.
Andaj kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Podujevës që në udhëheqje të qytetit të vij Shpejtim Bulliqi, ky person i cili do të bëj ndryshme pozitive e që do të përmirësoj jetën e gjithsecilit prej nesh.
Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije Dita”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Gjithashtu lexoni:
Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm brenda Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave