Google ADS

Muçolli kërkon që shtëpitë që strehuan kosovarët gjatë luftës të kthehen në muze

19:44 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Podujevës, Fitim Muçolli ka kërkuar që shtëpitë që u bënë strehë për qytetarët e Kosovës në kohë lufte të shndërrohen në  muze.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot ka vituar një prej tyre, në fshatin Turiçicë të kësaj komune, shkruan arbresh.info.

Muçolli ka shtuar gjithashtu se të tilla shtëpi janë simbol i fitores së popullit të Kosovës.

“21 vite me parë, në pranverën e 1999-es kjo shtëpi në fshatin Turiçicë ishte bërë strehë për mua dhe familjen time, teksa në Kosovë po zhvillohej luftë mes Ushtrisë Çlirimare të Kosovës dhe forcave policore e ushtarake serbe.

Shtëpitë si kjo nuk duhet lënë të shkatërrohen, me qindra të tilla anë e mbanë vendit e që janë simbol i fitores së popullit të Kosovës duhet ruajtur e shndërruar në muze”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme