Këshilltari komunal në komunën e Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Muçolli ka komentuar disa projekte të cilat nuk janë finalizuar ende në këtë komunë.
Muçolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se një nga këto projekte është ai i ndërtimit të sheshit “Sheshi i dëshmorëve”, shkruan arbresh.info.
“Rruga e keqqeverisjes e cila i kushtoi 1 milion euro Komunës së Podujevës. Nga raporti financiar i vitit 2018 edhe njëherë na dokumentohet se kemi një nivel të lartë të keqqeverisjes. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin. Disa nga projektet më të mëdha infrastrukturore të Komunës së Podujevës përveq faktit se i kanë kushtuar miliona euro as sot nuk janë të finalizuara. Një ndër to është edhe projekti: Ndërtimi i sheshit “Sheshi i dëshmorëve” Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci, Ali Ajeti në qendër të qytetit”, ka shkruar Muçolli.
Ai ka shtuar se për këtë projekt ishin planifikuar rreth 1 milion euro .
“Në projektin në fjalë ishin të planifikuara mjete buxhetore nga granti qeveritar 950,000 € dhe nga të hyrat vetanake 50,000 €, shuma e përgjithshme e projektit arrinë 1 milion euro. Si përfundim sheshi nuk u ndërtua”, ka shtuar ai.
Këshilltari komunal i VV-së ka shtuar se komuna e Podujevës ka humbur mbi gjysmë milionë euro nga keqqeverisja.
“Në shtator të vitit 2018 nga buxheti i lartcekur i projektit “Sheshi i Dëshmorëve” rialokohen mjete buxhetore që arrinë shumën 703,700€ në kodin 44621 zgjerimi, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës “Zahir Pajaziti” dhe rrugës “Skënderbeu” në qytet me tërë infrastrukturën përcjellëse. Po në të njejtin projekt në kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2018-2021 ishin të planifikuara 304,499 € shuma e përgjithshme e projektit arrinë 1,008,199 € ku prej kësaj shume janë shpenzuar vetëm 316,550 €, pjesa tjetër ka mbetur suficit. Pra miq të dashur nga këtu shihet qartë se kjo keqqeverisje dhe ky keqmenaxhim i ka humbur buxhet Komunës së Podujevës mbi gjysmë milion euro. Buxhetimi i këtillë është keqqeverisje, shpenzimi i këtillë është krim i dyfisht qeverisje”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
(Fitim Muçolli, këshilltar komunal i Lëvizjes Vetëvendosje!Podujevë)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...