Google ADS

Muçolli: Agim Veliu me staf harrojnë votuesit, u ofrojnë 0 transparencë

11:27 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Fitim Muçolli, asamblist  i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës ka vazhduar ngritjen e disa çështjeve që sipas tij janë shqetësim për banorët e kësaj komune.

Së fundi ai përmes një  postimi në facebook ka shkruar për transparencës e kryetarit të komunës, Agim Veliut dhe stafit të tij, shkruan arbresh.info.

Muçolli ka publikuar një raport të KDI-së në të cilin komuna vlerësohet dobët në lidhje me transparencën në prokurimin publik. E sipas ti gjithë kjo është rezultat keqpërdorimeve të komunës që kanë qenë gjithmonë shënjestër e kritikave.

Asamblisti i VV-së ka shtuar gjithashtu se kryetari Veliu do të mbahet mend gjithmonë për 0 transparencë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Muçollit.

0% transparencë .

Për këtë do të mbahet mend gjithmonë kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. E kjo duket të jetë rezultat i keqmenaxhimit për të cilën komuna ka qenë gjithmonë shënjestër e kritikave e që edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje vazhdimisht kemi raportuar për raste të caktuara.

Në raportin e transparencës komunale të Institutit Demokrat të Kosovës thuhet se komuna gjatë tri viteve të fundit është vlerësuar me 0% në transparencën në prokurim publik, mbi 800 të bëra publikë në KRPP vetëm 2 janë publikuar në uebfaqe të komunës së Podujevës.

E gjendje pak më e mirë është paraqitur për transparencë buxhetore, këtë vit ka pas rritje të raportorëve buxhetore të publikuara në uebfaqen e komunës. Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme