Muçi shënon gol në fitoren ndaj Malmos në Europa League

18:37 | 6 Nëntor 2024
D.H

Ernest Muçi shënon gol në fitoren e Besiktasti ndaj Malmos në kuadër të xhiros së katërt në fazën e ligës të Europa League.

Besiktas mposhti Malmon me rezultat 2-1, shkruan Arbersh.info.

Kurse futbollisti i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi realizon golin e parë në këtë sfidë.

Muçi shënoi në minutën e 76-të në ndeshje, teksa golin e dytë e realizoi Kilicsoy.

Në këtë ndeshje disa minuta i pati edhe Milot Rashica i cili u rikthye nga lëndimi që pësoi në ndeshje me Kosovën.

Pas katër ndeshjeve Besiktasi ka gjashtë në Europa League./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme