Të gjithë besimtarët myslimanë, që janë më shumë se 1 miliardë në të gjithë botën pas disa muajsh do ta kenë një obligim detyrues që duhet ta kryejnë.
Bëhet fjalë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Kështu Indeksonline ka mësuar se sipas kalendarit myslimanë (takvimit) që shpërndan Bashkësia Islame e Kosovës për çdo vjet, pra muaji i Ramazanit do të fillojë me 16 Maj (E mërkurë) të këtij viti.
Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.
Duhet të theksojmë se në rast se qytetarët agjërimin e bëjnë vetëm me qëllim të pa ngrënies atëherë do të veprojnë në mënyrë të gabuar. Sepse agjërimi i Ramazanit sipas shumë ajeteve të Kur’anit thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarin.
Më poshtë “Indeksonline” ka siguruar fotografi ku bëhet e ditur data dhe dita kur fillon ky muaj i shenjtë. /Indeksonline/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë