Misitria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar largimin nga tregu i Kosovës të mbi 5 mijë lodrave për fëmijë, pasi që ka konstatuar se janë të rrezikshme për fëmijët. Në lodrat “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime”, sipas MTI-së është gjetur se është tejkaluar elementit kimik Bori i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për sekuestrimin e lodrave për fëmijë që mbajnë mbishkrimin “Barrel-O-Slime”, që është një lloj plasteline.
Në vendimin e MTI’së, thuhet se sekuestrohen 5 mijë e 184 copë të kësaj lodre, të cilat janë importuar nga operatori ekonomik “Luca shpk” me seli në Skenderaj.
Sipas vendimit operatori ekonomik obligohet që brenda afatit prej 3 ditësh të bëjë tërheqjen e plotë nga tergu i brenshëm të të gjitha produkteve për fëmijë.
As ankesa e parashtruar kundër këtij vendimi sipas MTI-së nuk e ndalon ekzekutimin e tij.
“Me qëllim të verifikimit të komponentëve të sigurisë, inspektorati i Tregut me 10/04/2018 në procesverbalin e inspektimit, operatorit ekonomik “Luca” i ka ndaluar vendosjen në treg të produkteve lodra për fëmijë “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime në sasi 5184 copa”, thuhet në vendim, raporton Insajderi.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?