Pas marrjes së masave mbrojtëse për qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellit e bllokave serbë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, Sot e kemi marrë edhe një vendim për masa mbrojtëse për qumështin, konkretisht qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Deri te ky vendim kemi ardhur pas hetimit që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit. Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 lopë e deri 250 dhe mbi 30 përpunues të qumështit.
Muaj më parë kemi vendosur masa mbrojtëse edhe për miellin që importohet nga Serbia dhe produkteve ndërtimore. Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...