Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me komunën e Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, organizoi sot Konferencën informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale si MTI-së, Komunës së Gjilanit, ATK-së, Doganës së Kosovës, KEDS-it, AZHR-së, si dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve të këtij rajoni.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, prezantoi para të pranishmëve planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mundësitë e zhvillimit të sektorit privat, si dhe mundësitë e dialogimit të drejtpërdrejtë dhe paraqitja e sfidave dhe kërkesave të bizneseve para përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, me këtë rast edhe të zhvillimi dhe përkrahjes së bizneseve të kësaj treve.
Hasani potencoi rolin e institucionit, respektivisht të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilin ai e drejton për të mbështetur dhe promovuar sektorin privat, në mënyrë që të krijohen mundësi të hapjes së vendeve të reja pune.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i zbaton ligjet për të mbrojtur prodhuesit vendorë siç janë: Ligji Antidamping dhe Ligji për Masat Mbrojtëse, që krijojnë mundësi dhe i japin të drejtë MTI-së për të ndërmarrë masa mbrojtëse për të mbrojtur produktet vendore, atëherë kur rrezikohen produktet vendore nga konkurrenca jo e mirëfilltë. Kemi edhe shumë masa që i kemi nisë, natyrisht që kemi nga pak pengesa nga të tjerët, pavarësisht që ndikojnë dhe ka lobime nga importues të mëdhenj në Kosovë, kështu që dikë e pengojnë këto masa, por ne e kemi një qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimit vendor duke ndërmarrë veprime konkrete”, u shpreh ministri Hasani.
Ministri Hasani potencoi edhe përkrahjen e bizneseve përmes dhënies së subvencioneve dhe janë ndihmuar përmes granteve bizneset, por që këtë vit do të ndihmohen bizneset përmes granteve dhe se edhe bizneseve të Gjilanit do t’i jepet rëndësi e veçantë.
Ai kërkoi nga institucionet komunale të Gjilanit, që të ndajë një parcelë për Zonën Ekonomike, në mënyrë që ne të mund të bëjmë investimin konkret. Ministrit Hasani u zotua se investimi në Zonën Ekonomike në Gjilan do të jetë i mundur të bëhet qysh në vitin 2018, nëse Komuna e Gjilanit e siguron parcelën.
Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u shpreh se Komuna e Gjilani, në aspektin e përkrahjes dhe zhvillimit të bizneseve në këtë komunë, përveç programeve gjithëpërfshirëse të bizneseve, ka pasur një përkushtim për të përkrahur bizneset e grave përmes një strategjie të zhvillimit të bizneseve që udhëhiqen nga gratë.
Sipas tij, mbështetja për bizneset në këtë komunë do të bëhet përmes bashkëpunimit me institucionet qendrore, donatorët dhe mekanizmat tjerë relevantë, që mund të kontribuojnë në mbështetje të bizneseve të kësaj treve.
Kurse, Besian Mustafa nga Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve-KIESA prezantoi mundësitë e përkrahjes dhe të promovimit të bizneseve përmes ofrimit të shërbimeve nga KIESA për zhvillim e sektorit privat në Kosovë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?