MTI-ja “forcohet” me kuadro nga Nisma

08:25 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vazhdojnë punësimet e personave me lidhje politike e familjare me partinë që udhëheq këtë ministri.

Pas punësimit të djalit e dhëndrit të liderit të Nismës Socialdemokrate, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, dhe nipave të zyrtarit tjetër të lartë të kësaj partie, Jakup Krasniqi, në MTI, ku ministër është ish-këshilltari i Limajt, Endrit Shala, muajt e fundit janë punësuar edhe disa familjarë e anëtarë të këtij subjekti politik.

Në vendimet për punësime që posedon Koha Ditore, në 6 muajt e fundit janë punësuar së paku 7 persona me lidhje të ngushta familjare e politike me Nismën.

Punësimi i tyre është bërë përmes konkursit publik, por burime të gazetës kanë pohuar se konkurset u janë përshtatur njerëzve të caktuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme