Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e cila udhëhiqet nga Hykmete Bajrami po bënë dallime në dhënien e pagave për zyrtarët e ministrisë të cilët kryejnë punën e njëjtë.
Një numër i zyrtarëve për pozita të njëjta po kompensohen me koeficiente të ndryshëm.
Raportit Financiar vjetor për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2016, i hartuar nga Auditori Kombëtarë i Auditimit ka vërejtur disa raste të diskriminimit në paga.
Sipas të gjeturave të auditorit, asistentët administrativ në gjashtë raste paguhen me koeficient 5, ndërsa në katër raste me koeficient 6, shkruan lajmi.net.
“Të punësuarit si zyrtarë – në pesë raste paguhen me koeficient 6, në 34 raste me 7, ndërsa në katër raste paguhen me koeficient 7,5. Zyrtarët e lartë – në katër raste paguhen me koeficient 7, në tre raste me koeficient 7.5, ndërsa në 27 raste me koeficient 8. Udhëheqësit e sektorëve – në një rast paguhen me koeficient 7, një rast me koeficient 7.5, në tri raste me koeficient 8, ndërsa në gjashtë (6) raste me koeficient 9”, thuhet në raportin e Auditorit për MTI-në, shkruan lajmi.net.
Po ashtu edhe udhëheqës i Drejtoratit në një rast paguhet me koeficient 9; ndërsa në një rast tjetër paguhet me koeficient 10 dhe drejtori i Drejtoratit në katër raste paguhen me koeficient 9.5 dhe në një rast paguhet me koeficient 10.
Për me tepër, sipas auditorit, MTI, nuk ka arritur të harmonizojë numrin aktual të stafit në departamente me numrin e stafit të aprovuar sipas Ligjit të Buxhetit. Ligji i buxhetit për vitin 2016 përcakton buxhetin si dhe numrin e të punësuarve për secilin departament apo agjenci. Katër (4) zyrtarë të departamenteve të ndryshme paguheshin nga kodet buxhetore të departamenteve tjera.
Andaj, auditori ka shfaqur rrezikun se mos harmonizimi i pagesave të zyrtarëve për pozitat e njëjta me kompensim të njëjtë ndikon në cilësinë e punëve të kryera nga zyrtarët përkatës dhe në arritjen e objektivave të organizatës si tërësi. “Më tutje, mos harmonizimi i numrit të stafit nëpër departamente rrezikon në cilësinë e punëve të kryera si dhe mbi shpenzim të llogarive në departamentet përkatëse”.
MTI-së, në këtë rast i është rekomanduar që të sigurojë që numri dhe shpërndarja e stafit brenda institucionit është në përputhje me limitet e lejuara sipas programeve të parapara me Ligjin e Buxhetit. Po ashtu të siguroje se pagesa e zyrtarëve bëhet sipas përshkrimit të detyrave të punës.
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...