Google ADS

MSh vazhdon thirrjet për vaksinim kundër Covid-19

14:43 | 2 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka vazhduar me thirrje për vaksin ndaj Covid-19.

Kjo ministri ka thënë se vaksinimi është mundësi e vetme për shmangur rrezikun e shtimit të infektimeve.

“Koha për VAKSINIM është TANI, për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, thuhet në njoftim.

MSh ka filluar me vaksinime edhe me ekipe mobile, ndërsa që në Kosovë për dallim nga muajt e gusht e shtator ka rënë interesimi për vaksinim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme