MSh: Vaksinimi- mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

13:08 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka tregura se duke filluar që nga sot e deri më 30 prill në Kosovë shënohet “Java e imunizimit 2019”. Kjo javë synon që që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor.

Ai ka thënë se është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSh, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse.

Sikur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet “Java e imunizimit 2019”. Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve që është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSh, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë”, ka thënë Ismaili.

Ministri i Shëndetësisë, Ismaili, është shprehur se vaksinimi i fëmijëve është i obliguar me ligj.

Vaksinimi i fëmijëve, sipas kalendarit vjetor të vaksinimit të obliguar me ligj, ka krijuar një traditë të mirë në deceniet e fundit në Kosovë. Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve shëndetësor e prindërve kosovarë”, është shprehur ministri Ismaili.

Gjithashtu ministri Ismaili, ka thënë se kjo ministri ka ndarë 539 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350 000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike.

Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350 000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike. MSh, rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit. Fëmijët kosovarë meritojnë të kenë vaksina cilësore dhe me kohë. Prandaj, MSh u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe kështu ta mbrojmë shëndetin e tyre”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme