MSh: Sulmet ndaj mantelbardhëve të papranueshme

17:21 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media thotë se është njoftuar pasdite nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë (QKUK), infermieri F.B, derisa po kryente punën e tij.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj për këtë sulm dhe dënon ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personalit shëndetësor kudo në Kosovë” thuhet në komunikatën e MSH-së.

Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të  papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme