Ministria e Shëndetësisë njofton se për herë të parë pas një dekade, kalendarit të rregullt të imunizimit në Kosovë i janë shtuar edhe tre vaksina:
vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksina kundër rotavirusit dhe vaksina kundër pneumokokut e meningjitit.
Siç thuhet në njoftim, këto vaksina janë siguruar nga MSh bazuar në planifikimin e bërë nga IKShPK, përcjell Arbresh.info.
Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nga data dy tetor, ka filluar zbatimi i kalendarit të ri.
Zgjerimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit me tre vaksina të reja, është në kuadër të angazhimeve për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat përmes vaksinimit janë të parandalueshme.
“Imunizimi është një nga ndërhyrjet kyçe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Për këtë arsye, Plani i Veprimit për Vaksinim 2022-2025 i Ministrisë së Shëndetësisë ka paraparë zgjerimin e Kalendarit të vaksinimit me këto tre vaksina si një intervenim i drejtpërdrejt për të ulur rrezikun e sëmundjeve dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës; infeksionet me Rotavirus te fëmijët dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të Pneumokokut”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kosovë që për vite të tëra e kanë implementuar me sukses Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI), duke e theksuar në mënyrë të veçantë edhe kampanjën e shkëlqyeshme të vaksinimit kundër COVID-19, e cila falë punës së përbashkët, bëri që në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova të shënojë suksesin më të lartë në vaksinimin kundër COVID-19.
Ai, gjithashtu, falënderoi OBSH-në, UNICEF-in, USAID-in dhe shtetet mike të cilat e ndihmuan fuqishëm këtë proces dhe janë pjesë e këtij suksesi të përbashkët.
Tutje në njoftim thuhet se synimi tjetër i rëndësishëm është që të rritet shkalla e vaksinimit në mesin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët kanë shkallë më të ulët të vaksinimit krahasuar me komunitetet e tjera për shkak të faktorëve të ndryshëm shëndetësor, arsimor, mjedisor e social.
Rritja e shkallës së vaksinimit synohet të realizohet përmes sigurimit të vaksinave, shpërndarjes me kohë të tyre dhe rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e vaksinimit.
Sa i përket aspektit të sigurisë, ministri Vitia bëri të ditur se përdorimi i tre vaksinave të reja është bërë bazuar në rekomandimet e organizatave kredibile si Organizata Botrore Shëndetësisë, CDC, ECDC dhe se dëshmitë shkencore flasin qartë për efikasitetin dhe sigurinë e tyre./Arbresh.info/
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...