Ministria e Shëndetësisë ka miratuar kohë më parë Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Qëllimi i këtij plani është që secili qytetar të ketë mundësinë që të përzgjedh mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe sigurimit të qasjes në shërbime shëndetësore në kohën e duhur dhe sipas kërkesës.
Përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e banorëve/pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore.
Rrjedhimisht, kjo do të ndikojë edhe në promovimin, edukimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shërbimet që ofrohen në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Plani e thekson rëndësinë e përzgjedhjes së mjekut familjar për ruajtjen dhe përcjelljen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi dhe përfitimet e qytetarëve nga ky proces.
Fillimisht, procesi do të pilotohet në katër komuna: Lipjan, Istog, Prizren dhe Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), për të vazhduar pastaj shtrirjen në tërë vendin.
Tutje në njoftim thuhet se Ministria do të ju mbajë të informuar për hapat e mëtejmë në procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar brenda zonës suaj të banimit dhe ecurinë e mëtejme./Arbresh.info/
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...
3.6 miliard euro buxheti për vitin 2025, Murati: 9 për qind ...