Ministria e Shëndetësisë thotë se janë të pabaza pretendimet për mungesë të furnizimeve me barna e materiale shëndetësore, për qytetarët në komunat në veriore të Kosovës.
E një nga pretendimet lidhet dhe me pikat kufitare, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikatë për media nga MSh, thuhet se përveç pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që qëndrojnë të mbyllura për arsye të sigurisë, pika tjetër kufitare në Merdare është e hapur.
“Bëjmë me dije se çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga komisioni i donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar”, thuhet në njoftim.
“Edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani, të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim”, thuhet tutje në njoftim.
Në fund, MSH thekson ky dikaster ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...