Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19 në Kosovë. Interesimi për vaksinim është rritur pas mundësisë që të vaksinën të marrin edhe personat mbi moshën 18 vjeç.
Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se interesimi për vaksinim është rritur edhe pasi edhe kanë lehtësuar mundësitë për të caktuar një takim.
“Procesi i vaksinimit të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 ka një intensitet të shtuar. Është rritur interesimi që rrjedhimisht rezulton me rritje të numrit të dozave të administruara. Sidomos, interesimi është rritur pas krijimit të mundësisë që të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç, ofrimit të mundësisë së zgjedhjes së vaksinës që do të merr qytetari, lehtësimit të çdo procedure rreth caktimit të terminit për vaksinim dhe stokut të qëndrueshëm me vaksina të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkesë të çdo qytetarit për vaksinim”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë edhe më shumë për marrje të vaksinës, duke qenë se kjo është rruga e duhur për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mundësuar një situate më të qetë epidemiologjike dhe ruajtjen e shëndetit dhe ekonomisë njëkohësisht”.
Të pyetur nëse do të fillojnë vaksinimin edhe të personave nën moshën 18 vjeç, MSH thotë se për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim.
“Nëse pragu i vaksinimit do të zbres nën 18 vjeç, për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim, duke ndjekur edhe praktikat e shteteve të tjera dhe duke marrë vendime të bazuara në dëshmi shkencore dhe në dobi të shëndetit”.
Thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi institucionet shëndetësore dhe udhëheqësit e shtetit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, në mënyrë që të shmanget mbyllja e vendit.
“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, deklaroi ai./telegrafi
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre