Google ADS

MSH njofton qytetarët se uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit për momentin nuk është për pije

15:49 | 30 Nëntor 2024
R J

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është aktualisht i sigurt për pije.

Pas shpërthimit të fundit në këtë kanal në komunën e Zubin Potokut, janë kryer analiza të ujit të patrajtuar.

“Pas shpërthimit në kanalin e Iber-Lepencit në komunën e Zubin Potokut, IKSHPK, respektivisht Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë mostrat e ujit të patrajtuar për të kryer analizat e nevojshme. Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, thuhet në njoftim.

Rezultatet paraprake tregojnë se uji nuk është i pastër për konsum, dhe përveç analizave mikrobiologjike dhe bakteriologjike, do të analizohen edhe parametra të tjerë që lidhen me praninë e metaleve në ujë.

Institucionet përkatëse, si IKSHPK dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike, janë duke bashkëpunuar me kompanitë ujësjellëse për të monitoruar cilësinë e ujit dhe për t’u siguruar që ai të përmbushë standardet e sigurisë para se të lejohet për konsum.

Në të njëjtën kohë, pas sulmit të së premtes ndaj infrastrukturës së kanalit të ujit, janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe po vazhdon hetimi për identifikimin e autorëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme