Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore ka nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite etj., ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).
Sipas MSH-së, vlera e përgjithshme e kontratave e ndarë në lote/pjesë është: 780,000.00 Euro.
“Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizohet me: Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.); Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.); Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë; Mikroskopë; Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë; Kite dhe materiale harxhuese”, bënë të ditur MSH./Arbresh.info/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje