Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani I zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme në hapësira (kryesisht) të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF, apo hapësira adekuate të cilat janë përcaktuar si më të përshtatshme për vijimin e vaksinimit nga komunat.
Sa i përket komunës së Prishtinës, siç është njoftuar edhe ditëve të kaluara, nga sot ekipet e vaksinimit që kanë vaksinuar në sallën “1 Tetori” do të vaksinojnë qytetarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria në Prishtinë (ish-Emshir).
Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla “1 Tetori” do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare.
Prandaj, luten qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria.
Në komunat e tjera, lokacionet e vaksinimit i gjeni të bashkëngjitura në linkun në vijim, ku lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja. /arbresh.info/
https://msh.rks-gov.net/sq/lokacionet-e-qendrave-te-vaksinimit/
Pacolli tregon se pse iu kthye politikës
Daut Haradinaj reagon ashpër pas suspendimit të dy policëve:...
Zarife Asllani i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Kuvendi i Koso...
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...