Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka dhënë detaje rreth përqindjes së popullsisë së vaksinuar në nivel të përgjithshëm me njërën dozë si dhe me të dyja dozat e imunizimit kundër Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit të MSH-së, deri më sot në Kosovë janë vaksinuar gjithsej mbi 46 për qind e popullsisë me dozën e parë, ndërsa me të dyja dozat janë imunizuar mbi 37 për qind e popullsisë, shkruan arbresh.info.
Deri tash 65.8 për qind e personave mbi 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë kundër Covid-19 dhe 53.5 për qind me dozën e dytë.
Sipas MSH-së, deri tash me dozën e parë janë vaksinuar 62.8 për qind e personave që i takojnë moshës mbi 16 vjeçare, ndërsa me dozën e dytë 51 për qind e personave të kësaj moshe.
MSH vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...