Nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i ka publikuar.
Ndër masat e reja janë edhe lejimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, duke respektuar protokollin e MSh-së, raporton arbresh.info.
Masat e reja parashohin që:
-Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
-Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 23:00.
-Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.
– Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë,
Ndërsa, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
– Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm,
– Gjatëngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona,
– Gjatë vrapimit, ciklimit dhe ushtrimeve fizike,
– Gjatë ngrënies apo pijes.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç