Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën 1.6. nga Pakoja Fiskale Emergjente, Ministria e Shëndetësisë njofton se ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetar, për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë COVID-19.
Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë COVID-19, përcjell arbresh.info
Ministria e Financave nga Pakoja Emergjente Fiskale, kishte ndarë 300 euro shtesë mbi vlerën e pagës do të kenë të gjitha ata punëtorë në terren që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë nga rreziku i infektimit me Coronavirus.
“Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre (jo i gjithë stafi i institucionit): Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin prill dhe maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000) euro”, thuhej në vendimin e MF-së.
Shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Serbi, shkon në ...
Përmbytjet katastrofike në Spanjë, 500 forca të tjera ushtar...
Mjegull e madhe në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Sulmet ruse në Kharkiv, një viktimë dhe 30 të plagosur
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Të poshtëruar nga Barcelona në El Clasico, por Perez synon t...