Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar duhanin si “armë të shkatërrimit në masë”, në Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Të hënën është Dita Botërore Kundër Duhanit, ndërsa Komuna e Prizrenit ka paralajmëruar se do të organizojë inspektime.
E MSH-ja thotë se “Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën”.
“Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botë. Duhani vret rreth 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit, afërsisht në çdo 6.5 sekonda një person vdes për shkak të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Ky numër, bazuar në trendin aktual të duhanpirjes, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Duhani është i vetmi produkt që vret 50% të përdoruesve të tij! Është vlerësuar se në qoftë se nuk ka një veprim serioz, deri në 1 miliard njerëz mund të vdesin nga përdorimi i duhanit në shekullin e 21. Duhani është “Armë e shkatërrimit në masë”!” – thuhet nga MSH-ja./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?