Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë përfituar afër 40 milionë euro nga marrëveshja e projekteve “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Në ceremoninë e nënshkruar të premten, u tha se këto projekte kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.
“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershem. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milion euro dhe 2 milion dollar amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projekti Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe 18.6 milion euro kredi e 2 milion grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
“Pra projekti parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave me të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me këto projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.
“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, ka thënë Vitia.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët.
“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët. Marrëveshjet që po nënshkruhen sot janë një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të investuara në një të ardhme më të sigurt, dhe të realizojmë objektivat tonë për të ndërtuar një të ardhme me të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale.”
Marrëveshja do të na lejoj të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marr parasysh sfondit nga ata vijnë, gjendja socio ekonomike dhe rrethanat e thera. Ky projekt do të përmirësoj akcesin në arsim cilësor dhe do të siguroj që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmes përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, u shpreh ajo.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.
“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe për kujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirës. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosovën. Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin qe është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci. /EO/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...