MSH-ja dërgon kontingjentin e dytë të barnave në Deçan

22:56 | 15 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar edhe kontingjentin e dytë me barna në Deçan.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës përmes një postimi Facebook.

Qeveria të mërunën ka ndarë 150 mijë euro për financimin e projektit për trajtim dhe rregullim të sistemit të ujësjellësit në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me ShSKUK, nga Barnatorja Qendrore e ShSKUK-së dërgoi sonte kontingjentin e dytë të barnave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin për të tejkaluar sa më shpejtë gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit, pas dyshimeve për helmim të qytetarëve.
Pas dërgimit të kontingjentit të parë të barnave, me kërkesë të stafit udhëheqës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sonte edhe kontingjentin e dytë të barnave.
Sot ka pasur fluks më të vogël të qytetarëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor dhe falë angazhimit të përbashkët të institucioneve përgjegjëse komunale dhe qendrore situata në Deçan tashmë është nën kontroll.
Dje Qeveria ka ndarë 150 mijë euro për financimin e projektit për trajtim dhe rregullim të sistemit të ujësjellësit në këtë komunë.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave vazhdon të jetë në dipozicion me shërbime për ujë të pijshëm dhe çdo gjë tjetër të nevojshme në fushën që mbulon AME, sipas kërkesave nga Komuna.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke vazhduar hulumtimin dhe analizat për të evidentuar shkaqet e helmimit. Për këtë duhet të presim deri në rezultatet e analizave të fundit.
Qytetarëve të infektuar ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe i sigurojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u qëndrojë afër me përkujdesje dhe ilaçe deri në shërim të plotë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme