Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës përmes marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë në Republikën e Turqisë ka siguruar trajtimin pa pagesë për pacienten 13 vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda trupore, si pasojë e një incidenti me bombol gazi, në Kçiq të Mitrovicës.
“Pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK, për më shumë se 10 ditë, mirëpo për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore, me kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe me vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë siguruar edhe mjetet për transport special ajror urgjent, ku pacientja tashmë është hospitalizuar për trajtim në spitalin e Stambollit, në Turqi’, thuhet në njoftimin nga MSH-ja.
Tutje MSH njfton se sipas informatave nga spitali turk, vajza 13 vjeçare ka filluar të marr trajtimin e nevojshëm dhe i urojmë shërim sa më të shpejt./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...